Flash News

KRYESORE

Aksidenti me 17 të vdekur, tre ministra në Bullgari japin dorëheqjen

Aksidenti me 17 të vdekur, tre ministra në Bullgari japin

Tre ministra në qeverinë e Boyko Borisov kanë dhënë dorëheqjen pas aksidentit që i mori jetën 17 personave dhe la të plagosur mbi 20 të tjerë, në Svoge të Bullgarisë.

Ministri i Transportit Ivaylo Moskovski, ministri i Zhvillimit Rajonal Nikolay Nankov dhe ministri i Brendshëm Valentin Radev dhanë dorëheqjen pas kërkesës që iu bë nga kryeministri Borisov.

“Ne pranojmë të gjithë përgjesinë politike dhe për këtë arsye jemi dorëhequr. Dukshëm nuk kemi menaxhuar organizimin e punëve për të shmangur këtë aksident”, deklaroi pas dorëheqjes ish-ministri i Brendshëm.

Autobusi i mbushur me udhëtar doli nga rruga dhe u rrëzua në një kanal aty pranë. Në rrugë mungonin barrierat mbrojtëse dhe masat e tjera që do të ndihmonin në shmangien e tragjedisë.

Banorët e qytetit që ndodhet në veriperëndim të Bullgarisë po protestojnë prej ditësh dhe kanë akuzuar autoritetet se nuk kanë marrë masat e duhura për të përmirësuar cilësinë e rrugës.

Të fundit