Flash News

KRYESORE

Aksidenti te Shqiponja, fotoja të bën të dyshosh për atentat

Aksidenti te sheshi “Shqiponja” mund të ketë ardhur pasi drejtuesit të mjetit i është bërë atentat.

Hetuesit kanë mbledhur provat në terren, ndërsa janë vënë re shenja të dyshimta në xham që mund të kenë ardhur nga goditja me armë. Fotoja e mëposhtme tregon dy shenja në xhamin e blinduar që ngjasojnë shumë me ato të shkaktuara nga qitja me armë.

Policia ndërkohë ka marrë në pyetje dëshmitarët për të zbardhur ngjarjen e për të gjetur drejtuesin e mjetit të blinduar me targa ruse.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit është një person me precedentë penalë, i cili kërkohet nga policia. Për këtë arsye, ai e braktisi mjetin dhe u largua.

Të fundit