Flash News

KRYESORE

Aktori Naun Shundi: Artistët e tërhequr janë joshur ose kërcënuar

Aktori Naun Shundi: Artistët e tërhequr janë joshur ose

Aktori Naun Shundi ishte i ftuari i dytë i emisionit "Kjo Javë" me Nisida Tufën. Aktori i njohur deklaroi se është ndjerë shumë keq për prishjen e godinës të Teatrit Kombëtar.

Shundi, tha po ashtu se artistët që më vonë thanë se janë pro shembjes së godinës së TK, ose janë kërcënuar ose joshur nga pushteti:

“Të prishësh në 4:30 të mëngjesit një tempull të tillë, kur brenda ka aktorë, vetëm diktatorët e bëjnë. Kjo është tentativë vrasjeje. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar në SPAK për këtë çështje akuzën për tentativë vrasjeje. Nuk e prisja prishjen e godinës, pasi mbrojtja që bëri Europa Nostra ishte një shtysë për ne të gjithë. Një godinë kulturore dhe Rama e Veliaj shkojnë e prishin. Është gënjeshtër ajo që duan të bëjnë një teatër të ri. Kanë hall të madh dhe është paraja halli. Unë kam lindur si aktor në TK. Gjithë rininë dhe gati pleqërinë gati po e kaloj atje. Kam kaluar aty 37 vjet të jetës. Kam fatin që si aktor kam punuar me regjisorë të mëdhenj si Spiro Dumi, Ervin Culi, Agim Qiriazi, Gëzim Kame e plot të tjerë. Këta më kanë bërë aktorë, regjizura e tyre. Shkolla është për të hyrë në fushë, por pa trajner nuk luan dot. Nuk gjykoj njeri për deklaratat e artistëve, por janë tërhequr ose nga joshja ose nga kërcënimi. Janë një pjesë artistësh që kanë përfituar. I di me emra këta unë. Ka një pjesë tjetër që janë qen të rrahur që këlysh që kanë lepurin në bark, që thonë obobo nuk mund të jem dot kundër qeverisë unë. Vazhdon diktatura, sepse 50 vjet ka lënë gjurmë. Di emra konkretë, por nuk i them, sepse është e pamoralshme. Teatri u mbyll, kur disa regjisorë ishin në mes të punës. Vetëm Teatri në Shkodër ka protestuar. Kam besim tek SPAK, që të dënojë përgjegjësit. Nëse SPAK është i pavarur, atëherë mund të kemi zhvillime shumë pozitive për Teatrin, në rast të kundërt, vërtetohet se qeveria e ka kapur SPAK-un."

Të fundit