Flash News

KRYESORE

Akuza e SHBA-së: Rafineria saudite u sulmua me armë iraniane

Akuza e SHBA-së: Rafineria saudite u sulmua me armë iraniane

SHBA-ja akuzoi Iranin se armët e përdorura në sulmin ndaj rafinerisë më të madhe në botë të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite ishin iraniane. Sulmet kanë paralizuar gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite, e kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të naftës në bursë.

Ekspertët e sigurisë thonë se ky incident i fundit ngjall shqetësim në rritje për evolucionin e shpejtë të teknologjive që po zgjerojnë aftësitë sulmuese të dronëve.

Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendohet nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Këta të fundit hanë se e kishin ndërmarrë vetë sulmin e koordinuar.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ranë dakord se duhet të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, për të ndërmarrë një përgjigje të përbashkët ndaj sulmeve në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Të dy liderët gjithashtu ranë dakord se ekziston nevoja për ta ulur tensionimin e situatës në rajon, si dhe u angazhuan për një qasje të përbashkët ndaj Iranit.

Të fundit