Flash News

KRYESORE

Akuzat për falsifikime firmash, Patozi mbron me bindje partinë

Akuzat për falsifikime firmash, Patozi mbron me bindje partinë

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur për herë të pas denoncimeve se partia ka falsifikuar disa firma për tu regjistruar në KQZ.

Këtë, Patozi e cilëson si “banalitet, një “gjueti shtrigash” që sipas tij prejardhjen e ka kryesisht nga Partia Demokratike. Për Patozin, partia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në KQZ, dhe nga momenti që këto dy institucione nuk prononcohen, çdo koment është i tepërt.

Bindja është mes partive që do të marrë pjesë në zgjedhet lokale të 30-qershorit, por cili është elektorati i partisë së sapokrijuar?

“Jemi shumë, kemi mbështetje kapilare nga Tropoja në Sarandë”, thotë Patozi, që refuzon që elektorati i tij përbëhet vetëm nga “demokratë të mërzitur”, edhe pse ata janë të mirëpritur, sepse bëhet fjalë për një projekt “pasionant” që nuk do të zëvendësojë askënd.

Të fundit