Flash News

KRYESORE

Alfred Lela i 'del në krah' Etilda Gjonajt: Po krijohet precedenti 'Nexhmija 2'

Alfred Lela i 'del në krah' Etilda Gjonajt: Po krijohet

Në editorialin Kafetë e Nexhmije, dhoma e Etildës...Shqipëria jonë, Alfred Lela 'i del në krah' ministres Etilda Gjonaj, e cila është vënë në shënjestër të medias dhe rrjeteve sociale për 'një natë 700 euroshe në Romë'.

Lela argumenton se dënimi publik  i Etildës për një shkelje etike, në një kohë që dhjetra shkelje të rënda ligjore kanë kaluar pa u dënuar, përbën një akt sharlatan të ngjashëm me dënimin e së vesë së dikatorit, në fillim të viteve '90 për kafetë e pira në Bllok.

Ai gjithashtu thekson se ne nuk e presim standardin e dorëheqjes prej ministrave tanë, dhe për këtë ka faj edhe opinioni publik i cili reagon vetëm për tri ditë dhe vetëm në Facebook.

Në tokën e gjakut dhe persekucionit nuk mund të dënosh dikë për shpërdorim kafeje e sheqeri, përfundon editoriali i Alfred Lelës.

Të fundit