Flash News

KRYESORE

Alpinisti thyen këmbën duke ngjitur malin e Tomorrit, pritet ndërhyrje me helikoptër

Alpinisti thyen këmbën duke ngjitur malin e Tomorrit, pritet

Mesditën e sotme, një alpinist që po ngjiste malin e Tomorrit është aksidentuar duke përfunduar me këmbë të thyer.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga disa alpinistë të tjerë.

Sipas burimeve të komisariatatit të policisë Skrapar, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se 4 alpinistë kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshqiti.

Po kështu, konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata janë.

Aksidenti u raportua drejt emergjencave civile nga vetë alpinistët, të cilët kërkuan ndihmë përmes telefonit.

Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helilopter për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin.

Të fundit