Flash News

KRYESORE

Amerika kundërshton ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri: Respektoni ligjin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar në lidhje me informacionet për rikthimin e e Sylejman Selimit si ambasador në Shqipëri, ku shërbeu nga vitit 2011 deri në 2013, para arrestimit në Mitrovicë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kosnett pyet se cili është mesazhi që jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte. “Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respekt për rendin dhe ligjin? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori. Selimi, një ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së u denua me 7 vite burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për krime lufte, ndërsa u lirua me kusht në Janar për shkak të sjelljes së mirë, teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 10 muaj burg për të kryer. Ai u gjet fajtor për torturimin e një të burgosuri civil në një qendër të improvizuar burgimi të UÇK-së në fshatin Likovc në komunën e Skenderajt në vitin 1998. Ambasada e Kosovës në Tiranë, aktualisht drejtohet nga ingarkuari me punë, Sylë Ukshini.  

Të fundit