Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Analisti Krasniqi: E papranueshme që Rama përfaqësohet nga Doshi në Shkodër
Analisti Afrim Krasniqi ka deklaruar për Zërin e Amerikës se situata në Shkodër po përdoret politikisht nga PS dhe PS për nevoja të politikës së ditës. Nisur nga prezenca e Tom Doshit në konstituimin e Këshillit Bashkiak, Krasnqi shprehet se është e papranueshme që një deputet i shpallur non-grata në SHBA të flasë në emër të një kryeministri, duke iu referuar Edi Ramës.
“Palët politike po përdorin Shkodrën për nevoja të politikes së ditës. Mazhoranca, pasi humbi kredencialet me kandidatin e saj për kryetar bashkie po mundohet të përdorë të gjitha mekanizmat politik dhe suportet që vijnë përmes lidhjeve politike për të ndikuar në Shkodër. Për shembull: sot ishte i papranueshëm koncepti që deputeti që është i një partie tjetër politike [i referohet Tom Doshit] të deklarojë se është përfaqësues i kryeministrit, ndërkohë që i njëjti deputet është në ‘listën e zezë’ të institucioneve amerikane.
Nga ana tjetër opozita e shikon si një ‘kalë beteje ‘ sepse ka arritur një suksese me largimin e kandidatit për kryetar bashkie dhe mendon se kryebashkiakia e saj duhet të vazhdojë mandatin e saj”, deklaron Krasniqi që shton se i takon KQZ-së të marrë aktin e dorëheqjes së Pjetrit dhe t’i kërkojë presidentit të shpallë një datë të re për zgjedhje të pjesshme.
Opozita, në këndvështrimin e Krasniqit duhet të bashkëpunojë më shumë me faktorin ndërkombëtar, të cilët mund të krijojnë klimën e favorshme për të ulur palët për të negociuar krizën.