Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Pse opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit

Andi Bushati: Pse opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e 13

Për analistin Andi Bushati është absurde nëse opozita pranon të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit.

Bushati e argumentoi këtë qëndrim në studion e “Opinion”, me faktin se opozita ka disa vite që akuzon qeverinë si regjim bandash dhe nuk mundet të mendojë që për tre muaj të futet në zgjedhje sërish me Edi Ramën.

“Ajo e opozitës për të hyrë shpejt në zgjedhje të parakohshme është një pranim absurd i situatës sepse askush nuk mund të mendojë që në qoftë se kjo opozitë që ka disa vite që thotë regjimi i Edi Ramës, banda, oligarkët nuk munden me zgjedhje të mendojë që për tre muaj të futet në zgjedhje me Edi Ramën. Nxitimi për të shkuar në zgjedhjet e 13 tetorit duket absurd. Të lësh 3 vjet propagandë e të thuash ne hyjmë shumë shpejt me Ramën kryeministër dhe ia fitojmë atij zgjedhjet kjo ka diçka që nuk shkon. Në qoftë se opozita thotë se mua më mjaftojnë një palë zgjedhje më 13 tetor por gjithë ato angazhime për reforma të mëdha, për një sistem më të drejtë, pra për të bërë një sistem që nuk i shërben Ramës apo Bashës por i shërben qytetarit. 13 tetori nuk më duket zgjedhje, por një gënjeshtër. Palët politike duhet të hyjnë të barabarta në zgjedhje”, deklaroi Bushati.

Të fundit