Flash News

KRYESORE

Ankohen banorët e pallatit të dëmtuar: Akush nuk na ka vizituar, inspektorët abuzojnë me detyrën

Ankohen banorët e pallatit të dëmtuar: Akush nuk na ka vizituar,

Banorët e një pallati në zonën e Kombinatit në Tiranë janë ankuar se nuk i ka vizituar asnjë përfaqësues i institucioneve për të parë dëmet e shkakruara nga tërmeti i së shtunës. Ata hedhin edhe akuza ndaj inspektorëve se abuzojnë me detyrën.

“Ky është muri bazë i pallatit, i është këputur tulla, është shkërmoqur komplet, nuk mban më. Filluan të plasin depozitat, mezi kemi dale”, deklaron ai.

“Asnjë nuk ka ardhur këtu fare që të shikojë.Të vinë dhe të shohin katin e katërt dhe të pestë, janë duke u shembur.Nuk ka ardhur asnjë sipër. Deri këtu në kat të dytë vine”, shton ai.

Për shkak të lëkundjeve të fuqishme, dy pallate në zonën e Liqenit të Thatë kanë pësuar dëme të shumta. Edhe një pallat pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa një ballkon rrezikon të shembet.

Frika i bën këta banorë të qëndrojnë jashtë dhe të mos kthehen në banesa, ndaj dhe kërkojnë ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

https://www.youtube.com/watch?v=ceEbjTQbTv0

Të fundit