Flash News

KRYESORE

Anuloi koncertet për shkak të sëmundjes, Lady Gaga dorë për dore me të dashurin e ri

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Lady Gaga është fotografuar së fundmi me të dashurin e saj 48- vjeçar Christian Carino, lidhje të cilën e mbajti të fshehur për një periudhë të gjatë kohe.

Në fotot e siguruara nga mediat e huaja, çifti duket mjaft e lumtur teksa janë kapur për dore në rrugët e Malibusë, ku po kalojnë edhe pushimet.

Përpara se të futeshin në një supermarket, Gaga dhe Christian janë ulur në një trotuar ku kanë biseduar gjatë, dhe ajo që ka rënë në sy  ka qenë gjendja shëndetësore e këngëtares, e cila dukej më ne formë.

Kujtojmë se Lady Gaga ka anuluar disa nga koncertet e saj për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë që kërkon regjim strikt.

 

Të fundit