Flash News

KRYESORE

Arian Çani vë bast: Tahiri rikthehet në PS, Rama e do për shantazh

Arian Çani vë bast: Tahiri rikthehet në PS, Rama e do për

Gazetari Arian Çani është bindur se Saimir Tahiri do të marrë pafajësinë në shkallët e tjera të gjyqësorit. Në emisionin “Zonë e Lirë”, madje ai ‘vuri bast’ për këtë duke shtuar se Tahiri do të fitojë edhe dëmshpërblim për demtim të imazhit.

“Mua më thanë që jo vetëm merr pafajësinë, merr dëmshpërblim për imazhin e prishur dhe shumë shpejt hyn në politikë. Më thanë që ky është plani i Ramës dhe e kanë Tahirin si një gur shantazhi për disa brenda që menduan se e hëngri Tahiri”, deklaroi ai duke iu referuar një burimi të mirë-informuar.

Sipas tij, kritikat e ambasades amerikane nuk do te ndikojne ne karrieren politike te Tahirit, pasi SHBA kane treguar se edhe mund te terhiqen. Per kete, ai permendi rastin "Berisha", per te cilet amerikanet ndryshuar qendrim kur erdhi ne pushtet ne 2005.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1” u dënua me tre vite burg, e cila i konvertohet në shërbim prove. Vetë Tahiri, paralajmëroi se do ta apelojë çështjen me avokatin Maks Haxhia, ndërsa pohoi se rikthimi i tij në politike dhe PS nuk varët nga të tjerët.

Të fundit