Flash News

KRYESORE

Arrest me burg për 3 protestues të 21 marsit

Arrest me burg për 3 protestues të 21 marsit

Tre nga gjashtë të arrestuarit e protestës së opozitës para godinës së Parlamentitit më 21 mars janë lënë në burg pa afat nga gjykata e Tiranës, ndërsa tre të tjerë janë nën masën arrest shtëpie.

Kështu, pas hekurave do të qëndrojnë Emiljan Mustafa, Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduari, ndërsa Jurgen Gjikola, Arbër Kola dhe Bledar Dollia janë lënë në arrest shtëpie.

Ata u ndaluan të enjten me akuzën se hodhën kapsolla dhe sende të tjera në drejtim të policisë, çka bëri që protesta e opozitës të spostohej nga selia e Kuvendit para drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Të fundit