Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Henri Çilit, flasin ish-ministrat e Brendshëm, Neritan Ceka dhe Flamur Noka

Arrestimi i Henri Çilit, flasin ish-ministrat e Brendshëm, Neritan

Ngjarja e ditës së sotme ishte arrestimi i gazetarit dhe botuesit, Henri Çili, ngjarje e cila ka shkaktuar shumë reagime.

Duke qenë se bëhet fjalë për një ngjarje e cila bën fjalë edhe për një vrasje të një polici në krye të detyrës kanë folur edhe dy ish-ministra të Brendshëm, si  Flamur Noka e Neritan Ceka.

Noka ka nënvizuar faktin se kjo histori mund edhe ketë prapavijë politike . “Mund të ketë prapavijë politike se Henri 90% të kohës ishte me pushtetin. Kur e shikonte që ikte pushteti, kalonte në opozitë dhe godiste pushtetin. Uroj që të mos ketë qenë si goditje ngaqë doli kundër qeverisë. Nëse ka ndikuar për të liruar vrasës të një oficeri policie, këtu është histori tjetër. Unë kam qenë vetë ministër i Brendshëm, por kjo është çështje pastaj që meriton për tu trajtuar ndryshe”, ka thënë ish-ministri Flamur Noka.

Ndërsa për politikanin e vjetër, edhe ai ish-ministër i Brendshëm, Neritan Ceka, nëse ka ndodhur që të jetë ndërhyrë atje ku policia ka lënë gjak kjo është shumë e rëndë. Ceka vlerësoi Henri Çilin si një nga intelektualët e shquar të vendit

“Unë e konsideroj Çilin një nga intelektualët e shquar të vendit. Ai ishte intelektual që mendonte. Edhe Rexhep Qosja thotë i rëndë është fati i gjithë atyre që mendojnë. Ky vend nuk ka intelektualë. Nga artikujt që ka shkruar, padyshim Henri Çili ka qenjë një intelektual. Edhe universiteti që ka themeluar.

Ama nëse është siç thotë Noka që ai ka ndërhyrë atje ku policia ka lënë gjak, në një vend problematrik, kjo është shumë e rëndë’, tha Neritan Ceka.

Të fundit