Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Klevis Balliut, Basha nga Pogradeci: Po mbahet në burg me urdhër politik

Arrestimi i Klevis Balliut, Basha nga Pogradeci: Po mbahet në burg me

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar arrestimin e ish deputetit demokrat, Klevis Balliu si një urdhër politik i ardhur nga Edi Rama.

Nga Pogradeci ku po zhvillon një takim me të rinjtë, Basha tha se kryeministri ka vendosur të kthehë burgun politik për ata që dalin në krah të qytetarëve.

“Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëve, e që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë”, tha Basha.

Të fundit