Flash News

KRYESORE

‘Ata nuk janë gati’/ Rama ‘zbut’ tonet për skeptikët në BE: Kjo s’do të thotë se Europa nuk na do

‘Ata nuk janë gati’/ Rama ‘zbut’ tonet për

Ndërsa në seancën e shkuar kryeministri Edi Rama foli i prerë duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Europës, duke thënë “se ata nuk janë gati për të nisur negociatat me Shqipërinë”, këtë herë duket se është treguar më i kujdesshëm.

Në foltoren e Kuvendit, Rama tha se qëndrimet e vendeve skeptike në raport me Shqipërinë janë “thjeshtë çështje e rënies dakord për qasjen dhe shpejtësinë”.

“Vendimi i Këshillit Europain nuk ka lidhje fare me çfarë kemi bërë apo nuk kemi bërë ne. Nuk mendoj që Finlanda qenka më pak ekzigjente se sa Holanda , Austria qenka më pak e interesuar për të pasur zgjedhje më të mira në Shqipëri se sa Gjermania, Suedia paska sytë e mbyllur përballë procesit të reformës në drejtësi dhe nuk i bën përshtypje se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, dhe i bëka përshtypje Gjermanisë., Nuk funksionon kështu. Ajo që diskutohet sot në vendet e BE për zgjerimin është debat brenda BE.

Nuk mendoj se Franca qenka më larg në këndvështrimin ndaj çështjeve, që Gjermania është më afër për arsye të standardeve tjera.

Thelbi që të parët që duhet ta kuptojnë deri në fund.

Nuk jemi ne shkaku që BE nuk është unanim në përgjigje të rekomandimit të Komisionit Europian që paguhet nga Bashkimi Europain, jemi të përfshirë si pasojë në këtë proces.

Qëndrimi i Francës nuk është qëndrim që do formësohet si funksion i ndonjë leximi më të thellë të situatës së brendshme, fare. Është qëndrim do formësohet në funksion të strategjisë së re që ka Franca në raport me Europën.

Këto nuk na bëjnë më pak të interesuar, më pak të përgjegjshëm por të na japi të kuptojë se kemi hyrë në një lojë shumë të komplikuar.

Nuk shikohemi sikur po na vëzhgon ndonjë OJQ apo federatë vlerash, shihemi në bazë të interesit që ka gjithë familja evropiane dhe brenda asaj familje.

Kjo nuk do të thotë që Evropa nuk na do ne, është thjeshtë çështje e rënies dakord për qasjen dhe shpejtësinë. Ka vende si Italia që e do sot për anëtarësimin, e të tjera që nuk janë gati por kërkojnë tjetër qasje dhe shpejtësi.

Në këtë proces nuk humbasim, në thelb asgjë. Ka rëndësi që cdo ditë të çojmë para punën që zhvillohet edhe sot në raport me adoptimin e legjislacionit, e mënyrës së të adresuarit problemeve që na bëjnë vend evropian.

Gjitha rekomandime që janë shkruar nuk janë detyra që do i bëjmë për hatër të Bundestagut, por që bëjnë më të mirë vendin tonë, drejtësinë, zgjedhjet”, tha kryeministri.

Të fundit