Flash News

KRYESORE

Atak në zemër, ndahet nga jeta në moshën 52 vjeçare ish-sulmuesi i Laçit

Atak në zemër, ndahet nga jeta në moshën 52 vjeçare

Ish-futbollisti i Laçit, Kujtim Dauti, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 52-vjeçare.

Sulmuesi i viteve 90-të i skuadrës kurbinase ndodhej në Greqi, ndërsa dje paradite nuk arriti të përballonte dot një atak vdekjeprurës. Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin shqiptar në tërësi.

Trupi i 52-vjeçarit pritet që të vijë sot drejt Tiranës për t’u përcjellë më pas për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, në Laç.

Një vdekje e parakohshme që ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit që e njohën nga afër apo ata mijëra tifozë që e mbështetën së bashku me Laçin në stadiumet shqiptare.

Të fundit