Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
‘Atje paraqitet si piktor, këtu bashkëpunon me kriminelët’/ Lubonja: Rama bën propagandë, politika nuk është e shqetësuar për antarësimin e Shqipërisë në BE
Analisti Fatos Lubonja tha se politika nuk është e shqetësuar për integrimion e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në të kundërt do të punonte për të plotësuar kushtet dhe për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
I ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në TV Neës 24, Lubonja tha se nuk mund të jesh i shqetësuar për këtë nëse vë kriminelë si kryetarë bashkie. Gjithashtu, ai vuri në pikëpyetje edhe interesimin e opozitës në lidhje me këtë çështje.
“Po të ishte e shqetësuar politika për integrimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të bëjmë një Shqipëri me standarde evropiane sa më shpejt, atëherë po të isha në vendin e tyre do thoja të rregulloj shtëpinë, t’i bëj gjërat gati sa më shpejt, në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit. Por nëse ti vë kriminelët kryetarë bashkie, si mund të jesh i shqetësuar. Pyetja është, po opozita a është vërtet e shqetësuar? Për mendimin tim kjo situatë është rezultat i një inkubatori që ka prodhuar krim në mënyrë të vazhdueshme.
Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tani mbetet lufta, propaganda, Ramës i duhet njohja e negociatave, se përmes tyre bën propagandë. Pashë dhe një deklaratë të Presidentit për antagonizëm. Por, politika mund të jetë antagonizëm, por ky i joni është banal, se kush vjedh më shumë dhe kjo na ka lënë pas. Pasi pajtohen, këta i fusin thikat njëri-tjetrit. Edhe PD këtej i thotë narkoshtet, këtej i bën thirrje të fusë Shqipërinë në BE, se duket sikur janë të kompleksuar se jemi jashtë Evropës”, tha Lubonja.
Analisti komentoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani ku u takua me kancelaren Angela Merkel. Ai e quajti të gabuar gjestin e kryeministrit për t’i dhuruar librin e tij me piktura kancelares gjermane.
“I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, ço ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo. Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas. Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar”, tha analisti.