Flash News

KRYESORE

“Aty është vija e kuqe, jo Teatri!”, apeli i Fugës: Kodi zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë, ose Shqipëria do vuajë gjatë

“Aty është vija e kuqe, jo Teatri!”, apeli i Fugës:

Akademiku Artan Fuga apelon politikën shqiptare që të ndryshoje me patjetër Kodi Zgjedhor. Sipas Fugës, kjo masë duhet të merret urgjent në mënyrë që partitë politike të mos monopolizojnë pushtetin.

“Në mënyrë që forca politike në pushtet të mos monopolizojë pushtetin, sepse pushteti mund t'i kalojë opozitës!

Në mënyrë që forcat politike në opozitë të mos monopolizojnë opozitën sepse mund të ketë jo një, as dy por shumë opozita, me tapi nuk e ka njeri opozitarizmin dhe as ky i fundit nuk është lule mos më prek që nuk kritikohet nga opozita të tjera!

Në mënyrë që partitë parlamentare opozitë apo shumicë të mos monopolizojnë Kuvendin e Shqipërisë duke bërë llogaritë e këqija që sidoqë të jetë në mos në pushtet, deputet opozite me kolltuk të ngrohtë do të jem! Në Kuvend mund të vijnë parti politike ose forca lëvizjesh qytetare që sot janë jashtë dyerve të tij!

Pa zhdukjen e monopolizimit politik, sikurse edhe të monopolit ekonomik që shkojnë e bashkohen në një monopol pushteti oligarkik, PIRAMIDAL, Shqipëria do të vuajë gjatë dhe do të "agjërojë" gjithë vitin!

Aty është vija e kuqe, nuk ishte Teatri! Mos ngatërroni vizimin e fushave!”, shkruan Fuga.

Të fundit