Flash News

KRYESORE

Azem Hajdari në protestën e studentëve: Koha që të ndërtojmë vetë të ardhmen

Azem Hajdari në protestën e studentëve: Koha që të

Azem Hajdari, djali i ish drejtuesi i lëvizjes studentore të ’90-ës, i është bashkuar protestës së studentëve në ditën e shtatë të tyre.

Në një prononcim për ‘News 24’, ai tha se ka ardhur momenti që studentët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre duke uruar që studentët t’ia dalin t’i fitojnë ato të drejta që kërkojnë.

“Ka ardhur momenti që studentët duhet të zgjedhin midis të qenit gozhda dhe çekiçi.

Duhet të jemi çekiçi i ndërtimit të së ardhmes tonë.

Ose do shtypen ose do dalin të kërkojmë të drejtat publikisht.

Mbledhja e të rinjve, që po bëjë këtë bashkim, tregon që duan të jenë çekiça.

Uroj që ky bashkim i studentëve të ketë një përfundim të mbarë për të marrë të drejtat që ju takojnë”, tha Azem Hajdari, i cili bëri ët ditur se edhe ai vetë është student në Fakultetin e Drejtësisë.

Të fundit