Flash News

KRYESORE

Balla këmbëngul: Basha ka firmosur kontratat e pagesës për kompaninë ruse të lobimit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla këmbëngul se kryetari i PD-së Lulzim Basha ka firmosur kontrata për të bërë pagesa për një kompani lobimi me pronarë rusë. Gjykata e Tiranës zbardhi sot vendimin, sipas të cilit  nuk kishte prova se kreu i opozitës kishte paguar dhe e pushoi çështjen.

Në një status në Facebook, ai shkruan se anëtari i KÇK-së në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Por publikon provat që mbështesin qëndrimin e tij.

“Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat. Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pasaportë diplomatike të Lulzim Bashës. Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.”, shkroi ai

Balla shton se aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK-së në gjykatë me Lulzim Bashën, “sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë historinë me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin. Lulzim mos harro gjobën penale për këtë.“

kreu i grupit parlamentar të PS-së e shikon të çuditshëm faktin që që të gjitha dosjet e Bashës, “edhe dosja “CEZ”, të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?!”

Të fundit