Flash News

KRYESORE

Balla zbulon "konspiracionin" e opozitës: Sulmojnë Ramën se e do gjithë shqiptaria

Balla zbulon "konspiracionin" e opozitës: Sulmojnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla zbuloi arsyen se përse opozita në të vërtetë ka braktisur parlamentin dhe kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër. Sipas tij, PD dhe partitë e tjera aleate i tremben faktit se Rama është politikani më i dashur nga e gjithë shqiptaria.

“Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë.

Por të jeni të sigurt se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017. Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ia heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën.”, tha Balla nga Gramshi.

Ai shtoi se përpjekja e presidentit është antikushtetuese dhe e konsideron një akt politik dhe jo juridik.

Të fundit