Flash News

KRYESORE

Ballës ‘i djeg’ deklarata e Doris Pack: Përpjekje të çalta për të justifikuar bojkotin e PD

Ballës ‘i djeg’ deklarata e Doris Pack: Përpjekje të

Deputeti i PS-së, Taulant Balla nuk e ka pritur aspak mirë shqetësimin e kryetares së grupit të grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, për mbulimin e Shqipërisë nga droga.

Balla e konsideron deklaratën e Pack si përpjekje të çaltë për të justifikuar bojkotin e PD-së, ndërsa shprehet i bindur se qytetarët më 18 qershor do të votojnë për Partinë Socialiste.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t'i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.

Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t'i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t'i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam”, shkruan Balla.

Të fundit