Flash News

KRYESORE

Banorët e goditur nga tërmeti ankohen: Nuk kemi shërbim mjekësor dhe ushqime

Banorët e goditur nga tërmeti ankohen: Nuk kemi shërbim

Banorët e Qafezezës në Korçë janë të acaruar, sepse autoritetet nuk i kanë shërbyer ashtu siç duhet në këto momente të vështira. Ata janë detyruar që të kalojnë natën në kasolle dhe në makina, sepse në total nga autoritetet shtetërore u janë dërguar vetëm 9 çadra.

Për më tepër që disa prej tyre u ankuan se nuk kanë marrë ndihmë mjekësore kur e kanë pasur të nevojshme. Një prej banorëve në një video të Balkanqëb.com shfaqet duke u konfliktuar me infermierin, sepse nuk i dha ndihmë nënës së tij të sëmurë. Për më tepër që ata janë të pakënaqur edhe me ushqimet e shpërndara. Kjo sepse ato janë të paketuara dhe duhen gatuar, por me banesat e shkatërruara ata e kanë të pamundur që t’i përgatisin ato.

Të fundit