Flash News

KRYESORE

Barcelona afroi sulmuesin, Leganes mund të hapë gjyq

Barcelona afroi sulmuesin, Leganes mund të hapë gjyq

Barcelona zyrtarizoi afrimin e sulmuesit Martin Braithwaite. Leganes humbi lojtarin e tyre, pasi spanjollët paguan klauzolën e lirimit për futbollistin dhe e morën. Leganes është ankuar për një rregull të tillë dhe duket se do të hapin gjyq ndaj katalanasve. Drejtori i Përgjithshëm. Martin Ortega, ka folur për largimin e futbollistit.

“Pësuam një dëm të madh! Barcelona përfitoi nga një normë e padrejtë dhe nuk e kuptojmë ende se si Federata mund ta lejojë diçka të tillë. Do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund, me gjyq, sepse nuk ndodh që një klub vetëm se ka një lojtar të dëmtuar 6 muaj të blejë dikë tjetër pasi merkato ka mbaruar!

"Dakord deri te fakti që Barcelona ka mundësi të blejë, por ajo që është e tepërt ka të bëjë me faktin se katalanasit ushtruan të drejtën e pagesës unilaterale të klauzolës së lojtarit, që është menduar për seksionet e merkatos dhe jo jashtë tyre…”

Të fundit