Flash News

KRYESORE

Barcelona dhe City në garë, kërkojnë atë që quhet "Verratti i ri"

Barcelona dhe City në garë, kërkojnë atë që quhet

Barcelona dhe Manchester City janë futur në garë në merkato për mesfushorin e PSG-së, Edouard Michut. 17-vjeçari i ka shtangur të gjithë me aftësitë e tij në Francë dhe krahasohet me yllin italian Marco Verratti.

PSG thuajse i ka humbur shpresat për rinovim me djaloshin, i cili ka një të ardhme të madhe përpara. Kontrata e tij aktuale me parisien skadon në fund të sezonit dhe ndarja me PSG-në është thuajse e sigurt.

Barça e City janë në luftë të hapur dhe mbetet për t’u parë se kush do ta transferojë lojtarin i cili quhet "Verratti i ri". 17-vjeçari ka luajtur mirë edhe me moshat U16 dhe U17 të kombëtares franceze.

Të fundit