Flash News

KRYESORE

Basha me kërkesë të re: Duhet reformim i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit nga ekip i pavarur

Basha me kërkesë të re: Duhet reformim i Ministrisë së

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar sot reformimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të shkëputur këto dy institucione të rëndësishme nga lidhjet me krimin e organizuar. Jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Basha tha se ky proces duhet të realizohet nga një ekip i pavarur ekspertësh, por jo me Edi Ramën kryeministër.

“Faktohet se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vepruar si kupolë kriminale. Duhet të nisë vetting-u i Ministrisë dhe Qeverisë. Që të ndodhë kjo duhet një reformim tërësor i Ministrisë dhe policisë nga ekspertë të pavarur, ky proces nuk mund të ndodhë për sa kohë diktohet nga Rama”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati akuzoi sërish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për dekonspirim të aksionit të Prokurorisë dhe Policisë për arrestimin e tre ish-drejtuesve të Policisë në Qarkun e Vlorës.

“Një gjë mund t’ju them me siguri se dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafaj, me porosi të Ramës, për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin. Rama nuk mund të lejojë arrestimin e këtyre njerëzve që do të luanin një rol në inkriminimn e Tahirit, Xhafajt dhe vetë Ramës. Si mund të arrestojë Xhafaj ish-drejtorin e Vlorës, i cili ndihmonte vëllain e tij në trafik dhe e lejonte të lëvizte i lirë në Vlorë”, tha Basha para gazetarëve.

Për Bashën, arrestimi i ish-ministrit Saimir Tahiri është parathënia e një aksioni të gjerë për pastrimin e politikës nga krimi.

Të fundit