Flash News

KRYESORE

Basha: Kundër paketës anti-shpifje, të zbatojmë kushtet e Bundestagut

Basha: Kundër paketës anti-shpifje, të zbatojmë kushtet e

Kreu i PD-së Lulzim Basha është kundër paketës anti-shpifje të përpiluar nga shumica parlamentare, pasi sipas tij i shpallet luftë fjalës së lirë. Ai mendon se kryeministri Edi Rama e mbështet këtë nismë, pasi në këtë mënyrë fsheh dështimet dhe abuzimet përmes censurës së medias.

“Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të paraqesin të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim, të manipulojnë, të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin.”, tha Basha.

Gjithashtu ai bëri thirrje që të zbatohet kushtet e vendosura nga Bundestagu.

“Kushtet Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Me shou e propagandë nuk ja hedh dot as Merkel as Macron. Është urgjente të nisë koha sa më parë, pasi koha është e shkurtër për plotësimin e kushteve të Bundestagut”.

Të fundit