Flash News

KRYESORE

Basha: Rama dështoi me negociatat, Rrahja është pjesë e bandave të pushtetit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar arrestimin e Redjan Rrahjas, kushëriri i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, lidhur me atentatin me armë në një makinë ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, e ku u plagosën tri persona.

Në një takim me të rinjtë në Korçë, ai tha kemi të bëjmë me një luftë bandash në pushtet.

“Është zbuluar asnjë nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz dhe nuk është i panjohur, është pjesë e pushtetit e bandave të pushtetit. E gjitha është luftë bandash, banda në pushtet luftojnë njëra-tjetrën për të grabitur sa më shumë. Një lajmi rëndë që nuk i bën aspak mirë gjendjes së përgjithshme që është një gjendje e depresioni, depresioni psikologjik, social e mbi të gjitha ekonomik”, tha Basha.

Ndërkohë që ai më pas u ndal te gjendja e vështirë e të rinjve.

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa nuk është një slogan por një punë e jashtëzakonshme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, pot 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar. Dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës dhe jo i shqiptarëve. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj, në kërkim të një jetese më të mirë.

Mendoj se modeli që po na qeveris është i gabuar. Zotimi i PD është të kthejmë shpresën dhe të nderojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tonë. të ndalojmë largimin e të rinjve”, u shpreh kreu i PD-së.

Të fundit