Flash News

KRYESORE

Basha sërish kërkesë Ramës: 150 milionë dollarët e 10 oligarkëve të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti

Basha sërish kërkesë Ramës: 150 milionë dollarët e

Kryetari Basha ka vizituar banorët në Rrëzë të Krujës ku dhjetëra familje me fëmijë kanë humbur banesat e tyre.

Nga Kruja, Basha ka kërkuar sërish që 150 milionë dollarët që janë ndarë sipas tij për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

“Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.

Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë.

Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.

Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara”, u shpreh Basha.

Të fundit