Flash News

KRYESORE

Bejtja për marrëveshjen: Çlirohet politika, por nuk do të shpëtojnë shqiptarët

Bejtja për marrëveshjen: Çlirohet politika, por nuk do të

Gazetari Andi Bejtja ka dyshime për marrëveshjen e re politike për reformën zgjedhore. Për më tepër që ai kujton se para marrëveshjes pati protesta politike, e duhej bërë diçka për të gjithë ata persona që janë në burg.

“Opozita mund të ketë gabuar strategjinë dhe këta kanë blerë vota, por nga ana tjetër duhet thënë me plot gojë që më ketë marrëveshje parlamenti u deligjitimua. Kjo është kryesorja dhe ana tjetër përpara se të bëhet kjo marrëveshje duhet të shtoj dhe një pikë se ka kujtesë historike kjo që ka ndodh se u bënë një vit demonstrata, protesta të paktën të kishin bërë një marrëveshje që të liroheshin nga burgu ata që kanë protestuar dhe janë 300 veta në burg nga protestat e opozitës…

Gjithë këto pirueta që janë bërë kanë një kujtesë dhe një kosto për opozitën. Po prapë mund të them që unë nuk jam nga ata që krahasoj piruetin strategjike me atë me krimin në zgjedhje. Mund të çlirojë ngërçin e politikës me njëra –tjetrën por nuk do të shpëtojë shqiptarët.”, tha Bejtja në emisionin “Opinion”.

Të fundit