Flash News

KRYESORE

Beyonce një industri parash, 25 milionë dollarë vetëm roli në "The Lion King"

Të besh pjesë të një roli filmi një emër si Beyonce kushton. Mbretëresha e pop-it është pjesë e filmit që do të transmetohet shumë shpejt në të gjitha kinematë botërore "The Lion King".

Për rolin e saj si Nala, Beyonce është paguar 25 milionë dollarë. Kjo është pritur shumë mirë nga fansat e ndërsa pasuria totale e këngëtares është marramendëse.

Vetëm nga shitjet e albumit të fundit, Beyonce ka fituar plot 13 milionë dollarë. Në turin muzikor që organizoi me bashkëshortin e saj, Beyonce dhe Jay Z kanë fituar 5 milionë dollarë në çdo natë, duke arritur një shifër prej 250 milionë dollarë fitime.

Pas publikimit të dokumentarit të saj në ‘Netflix’ u zbulua edhe shifra me të cilën, Beyonce pranoi të lidhte kontratë. Sipas burimeve të ndryshme, ajo firmosi për 60 milionë dollarë.

Këngëtarja është paguar edhe për pjesëmarrje në dasma, ku ka marrë nga 2 milionë dollarë vetëm për 1 orë performancë në ceremonitë e fëmijëve të miliarderëve indianë.

Të fundit