Flash News

KRYESORE

Bie nga 5000 metra lartësi, ia hedh me disa dëmtime të lehta. Shikoni rënien spektakolare të parashutistit britanik

Bie nga 5000 metra lartësi, ia hedh me disa dëmtime të lehta.

Ky është momenti kur anjë anëtar i një ekipi parashutistësh bie në tokë pasi humbi kontrollin gjatë një hedhje nga 5000 metra lartësi.

Parashutisti, emri i të cilit nuk është bërë publik, i përket ‘Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Ëellsit”. Ai arriti t’i mbijetonte mrekullisht rënies vetëm me disa lëndime të vogla.

Në pamjet e marra nga e përditshmja britanike The Sun’, parashutisti bën një  rrotullim të shpejtë në ajër përpara se të godisë tokën.

Hedhja u zhvillua mbi Eastbourne, East Sussex të premten e kaluar me anëtarët e tjerë të ekipit që zbarkuan në det.

Ka qenë Daniel Blocksidge, 35 vjeç, nga Tredegar, Uellsi i Jugut, i cili filmoi pamjet ndërsa po vizitonte shfaqjen ajrore me familjen e tij.

“Kur e pamë të binte, ne nxituam të ndihmonim, por dikush ishte kujdesur ndërkohë për të”, tha një i pranishëm në shfaqje, duke shtuar se është një mrekulli që parashutisti shpëtoi pa dëmtime serioze.

Linku ku mund te shihni videon...

https://www.thesun.co.uk/news/9749243/army-parachutist-survives-5000ft-jump-gone-wrong/

Të fundit