Flash News

KRYESORE

Bien çmimet, bashkë me to edhe fuqia blerëse… Shqiptarët hanë shtrenjtë e vishen lirë…

Bien çmimet, bashkë me to edhe fuqia blerëse…

Çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar në muajin korrik krahasuar me muajin qershor, por ishin më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Inflacioni për muajin korrik pësoi një rënie të lehtë në 2%, nga niveli 2,2% i muajit qershor. Krahasuar me një viti më parë, duket se inflacioni ka një tendencë në rritje, po të krahasohet me muajin korrik 2016 që ishte 1.9%.

Krahasuar me muajin korrik 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,7%, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” me nga 0,7 % secili, “komunikimi” me 0,6%, “transporti” me 0,4%, etj.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 13,7%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,2%, “peshk” me 4,3 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,1%, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 3,1%, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 3,0%.  Ulja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 1,7 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

Të fundit