Flash News

KRYESORE

Bilanc tragjik në Greqi, 16 të vdekur, 2 të zhdukur nga përmbytjet

16 persona  kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Greqinë ditën e djeshme.  Në spital të plagosur janë 21 persona, ndërsa 2 të tjerë të zhdukur.

Dëmet e shkaktura janë të mëdha pasi dhjetra banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, po kështu edhe biznese ndërsa në zonat e përmbytura është ndërprerë furnizimi me ujë dhe me energji elektrike. 500 shtëpi janë shkatërruar dhe 300 mjete i ka marrë rrjedha e ujit. Dëme të shumta ka patur dhe në bagëti.

Kryeministri Tsipras shpalli zi kombëtare duke e cilësur nderimin më minimal që mund t’u bëhet viktimave. Tsipras shtoi se do të merren menjëherë masa për mbështetjen e familjeve dhe të bizneseve të dëmtuara.

Qeveria ka urdhëruar që të disponohen gjithë mjediset e përshtatshme publike për t’u strehuar familjet që u janë shkatërruar banesat.

Të fundit