Flash News

KRYESORE

Bllokohet në rrugë te “Pazari i ri”, revoltohet gazetarja e njohur: Si nuk u bëmë njerëz ne shqipot!!!

Me një situatë aspak të këndshme janë përballur qytetarët mbrëmë në orët e vona te Pazari i Ri në Tiranë. Mes tyre ka rastisur edhe gazetarja e “ABC news”, Mimoza Koçiu, e cila ka bërë një panoramik të asaj që ka parë nga automjeti me të cilin udhëtonte.

Ajo që ka rënë në sy është fakti se si udhëtarët janë treguar të paduruar për të pritur pak minuta makinën e plehrave, e cila kishte bllokuar rrugën, ndërsa shkarkonte koshat e mbeturinave në anë të rrugës.  Ja si e përshkruan gazetarja këtë situatë, për të ciln ka publikuar edhe një foto.

“Po si nuk u bëmë njerëz ne shqipot!!!! Qëllon që makina e plehrave bllokon rrugën, teksa bën punën e saj. Shoferët në radhë nuk durojnë dot. U bien borive pa karar, edhe pse banorët në zonë nuk ua kanë borxh. Nuk presin që nuk presin dot, edhe pse e shohin qartë, që po punohet, e punëtoret madje po nxitojnë, edhe pse punojnë me krahë...Shiqpot e kanë me nxitim, se kanë takimin e jetës pas mesnate, e kane urgjencë jete...boritë vazhdojnë, e makina detyrohet të lëvizë, edhe pse nuk ka mbaruar plotësisht punë!!! Nuk bëhemi ne përfundimisht :-(((( “, shkruan Koçiu.

Të fundit