Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Bojkoti i Kategorisë Superiore, ministrja e Ekonomisë: Futbolli s'mund të jetë mjet shantazhi për qeverinë
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka dalë një deklaratë për mediat lidhur me kërkesat e vedosura nga "Liga Profesioniste" për qeverinë, ku drejtuesit e kipeve të Kategorisë Superiore kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin dhe kanë paralmëruar se do përshkallëzojnë protestat.
Denaj deklaroi se futbolli nuk mund të jetë një mjet shantazhi dhe më tej theksoi ato çfarë ka bërë qeveria për futbollin në vitin e fundit. Ministrja tha se TVSH-ja do të ulet nga 20 % në 6 %.
“Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme. Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë. Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar” tha Denaj.
Klubet i kanë paraqitur qeverisë disa kërkesa, më konkretisht:
- uljen e TVSH-së në masën 6%;
- faljen e gjobave dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura;
- efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite;
- të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si ligj sponsorizimi për Sportin.