Flash News

Bota

Deklarata e fortë nga Zelensky: Nëse Rusia do të na kishte mposhtur, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Deklarata e fortë nga Zelensky: Nëse Rusia do të na kishte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri të ditur në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore ku sot ishte pjesë se nëse Rusia do të kishte arritur të pushtonte Ukrainën dhe të kërcënonte të gjithë Evropën Lindore, Moska do të kishte synuar të radhës Ballkanin ose vendet Baltike.

“Nëse Rusia do të kishte arritur të pushtonte vendin tonë dhe të kërcënonte të gjithë Evropën Lindore, nuk ka dyshim se rajoni tjetër që Moska do të përdorte për të destabilizuar Evropën do të ishte Baltiku ose Ballkani. Ne ndajmë një interes të përbashkët për të siguruar që Rusia të mos ketë forcën për të vazhduar agresionin e saj apo të ndërhyjë në punët e kombeve të tjera”, shkroi ndër të tjera Zelensky në X pas samitit.

Të fundit