Flash News

Bota

FIFA ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës

FIFA ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës

FIFA ka ndryshuar datën e nisjes së Kupës së Botës për në 20 nëntor. Pavarësisht se nisja është zhvendosur vetëm me një ditë, raste të tilla nuk ndodhin shpesh në kompeticione të këtyre përmasave.

FIFA e miratoi në mënyrë unanime vendimin, ndërsa Katari u shpreh i gatshëm të ndihmonte tifozët e prekur nga ky ndryshim i datës.

Ndeshja hapëse do të jetë Katar – Ekuador, në vend të Holandë – Senegal, që ishte parashikuar pas hedhjes së shortit në fillim të muajit prill.

Katari ka shpenzuar miliarda dollarë duke u përgatitur për këtë kompeticion.

Të fundit