
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian – Frontex – njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet në Hungari. Masa vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që kritikoi rëndë sistemin e azilit të Hungarisë.
“Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij operacionale në Hungari”, i tha AFP-së, Chris Borowski, një zëdhënës i Frontex-it, me bazë në Varshavë.
“Përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur kufijtë e BE-së mund të jenë të suksesshme vetëm nëse bashkëpunimi dhe aktivitetet të jenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE-së”, tha ai.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë në dhjetor gjeti mangësi të shumta në procedurat e azilit të Hungarisë, duke përfshirë kthimin e paligjshëm të migrantëve nga Serbia.
Gjykata gjithashtu kritikoi ndalimin e migrantëve në “zonat e tranzitit”.
Komisionarja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson shkroi në Twitter se njoftimi i Frontex ishte “i mirëpritur”.
Komiteti i Helsinkit në Hungari (HHC), tha se Hungaria kishte kthyer më shumë se 4.400 migrantë që nga vendimi i gjykatës së BE.
Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian./REL
Ditari politik









Të fundit










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34
