Flash News

Bota

OBSH e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid: 95% e tyre janë shpërndarë vetëm në 10 shtete

OBSH e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid: 95% e

Dega Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër Covid-19 në botë.

Sipas OBSH, 95 përqind e dozave të vaksinave të administruara deri tani ishin të përqendruara në 10 vende. Për sa i përket dozave totale, vendet kryesore janë SHBA, Kina, Britania e Madhe, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.

"Ne nuk kemi mundësi të lëmë asnjë vend, apo ndonjë komunitet pas," tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë për shtyp online.

Ai ka theksuar se OBSH-ja dhe partnerët e saj në programin COVAX janë duke bërë përpjekje maksimale që vaksinat të jenë të disponueshme në çdo vend të botës, duke u rikujtuar që të gjitha masat në luftën pandemisë duhet të arrihen duke u bazuar në vlerat humane.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani janë dhënë rreth 32 milionë vaksina.

Kluge ka bërë me dije se në rajonin evropian që e mbulon OBSH, nga 53 shtetet në 31 prej tyre ka filluar programi i vaksinimit.

Të fundit