Flash News

Bota

Pse Kina nuk u prek nga avaria globale kibernetike

Pse Kina nuk u prek nga avaria globale kibernetike

Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premten me probleme madhore të shkaktuara nga një avari kibernetike që preku kompanitë dhe firmat e pothuajse të gjitha fushave të industrisë, duke bllokuar fluturimet, veprimtarinë e bankave, spitalet dhe shumë kompani mediatike.

Megjithatë, Kina nuk u prek pothuajse aspak nga kjo avari. 

Arsyeja është e thjeshtë. Kina nuk është aq e varur nga Microsoft sa pjesa tjetër e botës. Kompanitë vendase si Alibaba, Tencent dhe Huawei janë ofruesit dominues të cloud.

Gjatë viteve të fundit, organizatat qeveritare, bizneset dhe operatorët e infrastrukturës kanë zëvendësuar gjithnjë e më shumë sistemet e huaja të TI-së me ato vendase.  

Ky është pjesërisht një reflektim i peizazhit të sofistikuar teknologjik të Kinës, por ka edhe një dimension politik. Duke u bërë "të vetë-mjaftueshëm" kur bëhet fjalë për IT, autoritetet kineze gjithashtu mund të kontrollojnë më lehtë se si qytetarët ndërveprojnë me teknologjinë.

Është parë gjithashtu si një mënyrë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në një mënyrë të ngjashme me ndalimin e teknologjisë Huawei nga disa vende perëndimore.

 

Të fundit