Flash News

Bota

Scholz mirëpret vendimin e gjykatës penale për urdhër-arrestin e Putinit: Askush nuk është mbi ligjin

Scholz mirëpret vendimin e gjykatës penale për

Kancelari gjermane, Olaf Scholz ka përshëndetur vendimin e gjykatës penale ndërkombëtare për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Tokio se "askush nuk është mbi ligjin".

“Gjykata penale ndërkombëtare është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës… Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani”, tha Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, raporton Reuters.

Të fundit