Flash News

KRYESORE

Breshëri plumbash lokalit në rrugën Tiranë-Durrës

Breshëri plumbash lokalit në rrugën Tiranë-Durrës

Një lokal në rrugën Tiranë-Durrës është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që si provë materiale janë gjetur tre gëzhoja plumbash.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të fundit