Flash News

KRYESORE

Brukseli ‘lidh gjuhën’ për referendumin në Katalonjë, reagojnë vetëm dy kryeministra; një shtet i BE po ecën drejt njohjes

Brukseli ‘lidh gjuhën’ për referendumin në

Kur kanë kaluar 24 orë nga përfundimi i votimit në referendumin në Katalonjë dhe rezultatet tregojnë se pavarësia nga Spanja ka marrë mbështetjen e 90% të pjesëmarrësve, Bashkimi Europian nuk ka bërë asnjë deklaratë. Brukseli nuk ka reaguar as për dhunën e ushtruar nga policia në drejtim të qytetarëve.

Ditën e djeshme reaguan vetëm kryeministrat e dy vendeve anëtare të BE-së dhe një ministër i Jashtëm.

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një përgjigje! Ne dënojmë të gjitha llojet e dhunës dhe rikonfirmojmë thirrjen për dialog politik”, shkruajti në ‘Twitter’ kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, i cili ishte i pari që reagoi nga liderët e BE-së.

“Jam i shqetësuar për situatën. Bëj thirrje për dialog politik, zbatim të ligjit dhe zgjidhje paqësore”, u shpreh kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

“Ngarkimi emocional është i madh, plagët e mosbesimit janë të thella, dialogu me njerëzit e saj është një domosdoshmëri për Spanjën. Dhuna nuk do të ndihmojë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.

Lideri laburist Jeremy Corbyn dhe kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, dënuan dhunën në Katalonjë dhe kërkuan nga kryeministrja britanike, Theresa May që të ndërhynte te qeveria spanjolle.

Qeveria gjermane ka lajmëruar për një telefonatë të Angela Merkel me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, por pa dhënë detaje.

Ndërkohë, kryeministri i Katalonjës ka paralajmëruar shpalljen e pavarësisë ditën e nesërme, por ai nuk ende mbështetjen zyrtare të ndonjë shteti anëtar të BE-së. Gjithsesi, duket se është Hungaria që do të bëjë hapin e parë në njohjen e pavarësisë së Katalonjës.

Zoltán Kovács, zëdhënësi i kryeministrit Viktor Orban, deklaroi përpara referendumit se Budapesti do të mbështesë vendimin e popullit katalanas, por nuk pranoi të konfirmonte nëse kjo do të thotë njohje të pavarësisë.

Të fundit