Flash News

KRYESORE

Buffon ngacmon tifozin aziatik: Mos ke Coronavirus? (video)

Buffon ngacmon tifozin aziatik: Mos ke Coronavirus? (video)

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka bërë paksa "humor të zi pas ndeshjes kundër Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mbyllur 1-1. Portieri veteran po jepte autografe pas ndeshjes dhe një djalosh nga Azia iu afrua për një autograf.

Buffon e ngacmoi tifozin, duke e pyetur nëse ka virusin e frikshëm që po përmendet 24 orë në 24 në mediat botërore. "A ke Coronavirus? Mos je nga Wuhan?", - iu drejtua portieri me shaka.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, por ka edhe nga ata që nuk e kanë pritur mirë. Buffon mund edhe ta formulonte ndryshe pyetjen, sepse duket si diskriminuese ndaj popujve aziatikë.

Të fundit