Flash News

KRYESORE

“Burrëri nuk është të vrasësh, por të falësh”, mesazhi i Marin Memës

Gjakmarrja ka qenë gjithmonë problem, sidomos në veri të Shqipërisë. Gazetari Marin Mema ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për historinë e Martinit, familja e të cilit prej vitesh kishte vuajtur gjakmarrjen.

Tashmë gjakmarrja midis dy familjeve ka përfunduar dhe çdo gjë i është kthyer normalitetit. Marin Mema ishte gazetari të cilin Martini e preferonte dhe e vlerësonte.

“Të falenderoj për këtë gjest që ke bërë. Ky gjest është një mesazh që duhet marrë dhe kuptuar. Duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë falësh dhë të vazhdosh e të ecësh përpara. Të gjithë duhet të ndjekim aktin e Martinit dhe është e pafalshme që ne, shqiptarët të vrasim njëri-tjetrin“,- ishte mesazhi i Marinit.

Marin Mema gjatë mesazhit të tij pohoi se ka shumë familje të cilat e vuajnë plagën e gjakmarrjes. Madje ai shtoi që të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Martinit dhe të falin sepse ,“Ne shqiptarët jemi popull i vogël dhe jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me hakmarrje. Ne duhet ta duam më shumë njëri-tjetrin".

 

Të fundit