Flash News

KRYESORE

Burri i ministres pyet ministrin: A do të kapen peshqit e mëdhenj?

Bashkëshorti i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, gazetari Aleksandër Furxhi, kishte të ftuar në emisionin e tij në Vizion Plus kolegun e bashkëshortes së tij, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Furxhi e pyeti Xhafën nëse do të mbërrijnë goditjet e mëdha për politikën nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

“Goditjejet nuk i bën as ministri as prokurorja, ne motivojmë sturkutrat tona të zbatojnë ligjit” – u përgjigj Xhafaj.

I pyetur nëse do të kapen “peshqit e mëdhenj” nga Furxhi, Xhafaj tha: “Unë besoj, ka disa çështje të rëndëishsme në hetim. Qoftë nga pikëpamja e grupeve kriminale, qoftë nga ana e korrupsionit. Oficërët e policisë, nën drejtimin e prokurorëve, dhe besoj që do të ketë rezultat pozitive. Natyrisht janë hetime që zgjasin në kohë. Para disa ditësh, u kap dikush që kishte vendosur lëndë eksplozive, u kap pas disa muajsh hetimesh intensive”.

Emërimi i Arta Markut, opozita e quan emërim politik?

“Unë kam hartuar ligjin. Për mua nuk ka as shkelje të ligjit, as të kushtetutës. Kam bindje për këtë”.

Të fundit