Flash News

KRYESORE

Bushati kritikon socialistët në Kuvend: Më shqetëson përqendrimi i të ardhurave te një grusht njerëzish

Bushati kritikon socialistët në Kuvend: Më shqetëson

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tashmë i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka hezuar të shprehë rezervat, sidomos në punën e shtetot shqiptar për diasporën.

Sipas Bushatit, vendi po përjeton një krizë vlerash, që sipas tij si pasojë e padrejtësisë së shpërndarjes së të mirave.

“Ne si vend po përjetojmë krizë vlerash, nga padrejtësia e shpërndarjes së të mirave, jo nga mungesa e dëshirës së një qeverie, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës. As nga injoranca e turmës, por paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash, na duhet sistem vlerash, të sinqertë me këtë temë.

Ne nuk mund të themi se jemi kombi shqiponjave, kombi i Skënderbeut, Nënë Terezës, jo patriotizëm vetëm në stadiume, na takon që sot të biem dakord se cilat janë qëllimet e kombit tonë për të ardhmen, për 30-40 vitet e ardhshme”, tha Bushati, i cili iu referua shembullit të shtetit të Izraelit.

“Izraeli sot është një nga vendet më të zhvilluara në botë, se vendosën një qëllim e kërkuan që ta bënin vendin e dijes, i thanë botës se toka e tyre është e bekuar. Objektivat e një kombi janë të domosdoshme, duhet të kenë diasporën në pararojën e tyre.

Ne duhet ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm e të drejtë. Ta brendojmë se për çfarë duhet të njihemi. Para se t’ja drejtimin gishtin njëri- tjetrit, themi ku isha unë 2-3 javë, 2-3 muaj para se BE të merrte vendimin për Shqipërinë. Mos ta harrojmë, Evropa ka jetuar 550 vjet pa ne, mund të jetojë edhe 500 të tjera.

A do ja falim vetes dhe çfarë do thonë fëmijët tanë nesër?

Nuk dua që fëmijët e mi të mësojnë të njëjtën histori si unë për ‘95-96, për humbjen e shansit hitosrik për marrëveshjen e asociimit”, tha Bushati, i cili iu drejtua më konkretisht socialistëve se e shqetëson fakti se të ardhurat përqëndrohen te një grusht njerëzisht, apo që nuk kemi ende partneritet besimi me diasporën.

“Kjo nuk është ceshjte e majtë apo e djathtë, nëse doni si socialistë, si progresistë, politikën, qytetarë më shqetëson përqëndrimi i të ardhurave në një grusht njerëzish, pritja jonë për zgjidhje të lehta në vend që të punojmë për modele të qëndrueshme edhe pse kam respekt për kapitalin. Vazhdojmë eksportojmë kapital njerëzor 30 vjet pas shembjes së komunizmit, që nuk kemi ende partneritet besimi me diasporën, duam të hapim bisedimet nuk kemi 50 njerëz nga diaspora që të vijnë këtu të punojnë me ne për ta modernizuar Shqipërinë, për të ndërtuar sistem gare e me të drejtë”, tha ish ministri.

Të fundit